|
Një i moshuar nga Hampshiri i cili kishte mungesë të shokëve të pijes tani ka dy shoqërues – pasi djali i tij e vendosi një shpallje prej 9 Euro në orë plus shpenzimet.  Jack Hammod mosha 88, kishte vështirësi të gjente dikë për një birrë pasi që është shpërngulur nga banesa e tij në Barton në një shtëpi 40 kilometra më larg. Djali i tij Mike, 56 vjeçar e ka vendosur një shpallje në qytet dukë kërkuar dikë me interesa të përbashkët me babanë e tij, që ta shoqërojë atë në kafene dy here në javë për disa orë. Ofertat ishin shumë – përshirë edhe një nga një gjashtëmbëdhjetë vjeçar – dhe Mike i intervistonte të interesuarit përmes telefonit dhe pastaj bëri një listë të vogël të tre personave për një pije provuese më babin e tij. Trevor Pugh, 78 vjeçar kuzhinier në pension prej Southampton, me prejardhje ushtarake dhe Henry Rosenvinge 58 vjeçar, ish- mjek tani do ti kalojnë disa net në javë duke biseduar me Jack-in për përvojat ushtarake të kaluara dhe për aktualitetet. Pugh tha: “Kam dëshirë të kem diskutime normale dhe të njoh njerëz të rinj dhe do të isha i lumtur të shkonim në kafene dhe të bisedonim .. ne jemi te dy ish ushtarakë dhe besoj se është një e përbashkët e madhe.” Ai do të pranojë 9 euro në orë shtesë pensionit të tij, mirëpo shpenzimet do ti mbulojë vet. Rosenvinge, nga Lyndhurst, Hants do ta bëjë punën pa pagesë. Ai tha: “Aj ka shumë tregime për të treguar dhe unë jam nga Lancashire dhe kemi shumë tema për të bërë diskutime, gjithashtu mendoj se duhet të kalojmë ca orë bashkë dhe ti dimë limitet tona me alkool.” Djali i Jack-ut Mike, shef kuzhinë në Brockenhurst shtoj: “Ai më me qejf do ti gjente shokët e tij vetvetiu mirëpo aj është i limituar në aftësitë e tij në këtë fushë.” “Unë dilja me të shtatë herë në javë kështu donte aj, doja edhe unë por nuk mundja për çdo natë. Tani aj do të dalë disa herë në javë – tri me shokët e tij dhe dy me mua.” |